Kulturverein Bashkimi mit Ihnen seit 1993

_

Unsere Gründung und Mission

Der Verein "Bashkimi" wurde 1993 in der Stadt Uster in der Schweiz von einer Gruppe albanischer Auswanderer aus unseren ethnischen Ländern gegründet. In einer turbulenten Zeit für das albanische Volk, insbesondere im Kosovo und in Mazedonien, sahen es die Gründer dieses Vereins als notwendig an, ein albanisches Zentrum einzurichten, in dem sie sich treffen, reden und für die nationale Frage mobilisieren konnten. Viele der ersten Mitglieder waren politisch verfolgt, hatten in der Schweiz Zuflucht gefunden und fühlten sich ihrer Heimat stark verpflichtet.

ORGANIGRAMI

Organigram des Kulturvereins Bashkimi

Der Verwaltungsrat führt der Executive Director implementiert,
Die Teams arbeiten mit einer klaren Mission

STATUS

Statuten des Kulturvereins Bashkimi

Das neue Statut wurde an der Generalversammlung vom 04.02.2024 einstimmig von allen Anwesenden angenommen

Die wichtigste Säule der Gesellschaft, unsere

Die Tanzgruppen des Kulturvereins Bashkimi

_

Die Adler

_

MEHRZWECKSAAL SPRACHEN
Apothekerstrasse 13, 8610 Uster
Öffnungszeiten: Jeden Freitag Zeit: 20:00-21:45

Die Spatzen

_

Schuleinheit Oberuster
Aathalstrasse 31, 8610 Uster
Öffnungszeiten: Jeden Freitag Zeit: 18:00-19:45

Die Möwen

_

Schuleinheit Oberuster
Aathalstrasse 31, 8610 Uster
Öffnungszeiten: Jeden Freitag Zeit: 20:00-21:45

Die Nachtigallen

_

Vereinslokal - Zeughaaus
Berchtoldstrasse 10, 8610 Uster
Orari: Çdo të premte nga ora: 18:00-19:45

Die Schwalben

_

MEHRZWECKSAAL KREZ
Apothekerstrasse 13, 8610 Uster
Öffnungszeiten: Jeden Freitag Zeit: 18:00-19:45

Die Schmetterlinge

_

Freizeit - und Jugendzentrum Frjz
Zürichstrasse 30, 8610 Uster
Öffnungszeiten: Jeden Freitag Zeit: 18:00-19:45

Der Verweis von der Zielgruppe

Fjalë rasti nga personalitete të ndryshme

_
Mentor Latifi
Ambasadori i Kosovës në Bern

Shoqata Kulturore “Bashkimi” në Uster, e themeluar në vitin 1993, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë dhe shpirtit të mërgatës sonë në Zvicër. Ajo lindi në një periudhë sfiduese për kombin shqiptar, kur bashkatdhetarët tanë mblidheshin në klube e shoqata për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe për të ushqyer ndjenjën e përbashkët kombëtare. Vetë emri i saj, “Bashkimi”, përmban thelbin e misionit që e ka përcjellë ndër vite: afrimin e shqiptarëve pa dallime, drejt vlerave përbashkuese.
Sot, më shumë se tri dekada më vonë, Shoqata “Bashkimi” është bërë pjesë e pandashme e jetës kulturore të qytetit të Usterit dhe e një partneriteti të frytshëm me institucionet vendase. Përmes aktiviteteve të saj, ajo prezanton me dinjitet traditat, vlerat dhe kulturën shqiptare, duke kontribuar në mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.
Si dikush që ka jetuar në Zvicër në vitet kur kjo shoqatë hidhte hapat e parë, ndjej mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar që “Bashkimi” të mbetet një simbol i kulturës, integrimit dhe prosperitetit shqiptar në Zvicër. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe unë si ambasador,  vlerësojmë lart kontributin e Shoqatës “Bashkimi” në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë zvicerane.

Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë
Mesazh nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep DemiriShoqata “Bashkimi Uster” – një vatër e gjallë e kulturës dhe bashkimit shqiptarTë nderuar anëtarë të Shoqatës “Bashkimi Uster”,
është kënaqësi dhe nder i veçantë t’ju drejtohem përmes këtij mesazhi, me vlerësim të sinqertë për kontributin tuaj të çmuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, kulturor dhe gjuhësor në Zvicër.
Shoqata “Bashkimi Uster” është një shembull frymëzues i punës së përkushtuar që diaspora shqiptare bën për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në mes të komunitetit tonë dhe shoqërisë zvicerane. Me aktivitetet tuaja kulturore, humanitare e shoqërore, ju keni dëshmuar se dashuria për vendlindjen nuk shuhet kurrë – përkundrazi, ajo forcohet përmes punës së përbashkët dhe solidaritetit.
Në emrin tim dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, vullnetin dhe vizionin që tregoni çdo ditë. Ju jeni ambasadorët më të mirë të vlerave shqiptare në Zvicër – shembull i bashkimit, i punës së ndershme dhe i respektit për njëri-tjetrin.
Le ta ruajmë këtë frymë të bashkimit e dashurisë për gjuhën, kulturën dhe traditat tona. Le t’u mësojmë brezave të rinj krenarinë për origjinën dhe rrënjët e tyre. Shoqata “Bashkimi Uster” mbetet një vatër e gjallë ku ndjehet fryma shqiptare dhe ku çdo anëtar kontribuon për një të ardhme më të fortë e më të bashkuar.Me respekt të veçantë dhe vlerësim të sinqertë,
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut