Bëhu anëtar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi”
Bashkimi nuk është vetëm emër, është qëllim.
Si anëtar, bëhesh pjesë e një komuniteti që ruan dhe zhvillon kulturën shqiptare në Zvicër.
Me anëtarësimin tënd, ti mbështet aktivitetet tona kulturore, edukative dhe sportive, ndihmon në ruajtjen e gjuhës dhe traditave tona dhe kontribuon që brezat e rinj të rriten me identitet të fortë dhe krenar.

Njëkohësisht, edhe integrimi ynë në Zvicër bëhet më i lehtë kur ne bashkëpunojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Kultura jonë na afron me shoqërinë zvicerane, pa humbur rrënjët tona.

Anëtarët përfitojnë:

  • Pjesëmarrje në aktivitetet dhe evenimentet kulturore

  • Zbritje për përdorimin e lokalit të shoqatës

  • Të drejtë vote në Kuvendin e Anëtarëve

  • Lidhje me një rrjet të gjallë bashkatdhetarësh dhe miqsh

  • Revistën “BASHKIMI” në shtëpi

Bëhu pjesë e Bashkimit sepse kultura jeton kur bashkohemi!

Loading